Aktualitet

Bregdeti i Velipojës në të verdhë, fenomeni i pazakontë!

Në veri të vendit, bregdeti i Velipojës është përfshirë nga një fenomen i pazakontë i ujit, që ka marrë ngjyrë të verdhë e dyshohet se shkaku lidhet me polenin e pishave. Të dy zonat, si Shëngjini edhe Velipoja, respektivisht në Lezhë e Shkodër, njihen për masivët me pisha. Duket se pluhuri që formohet nga ky lloj druri, me ndihmën e erës është përhapur edhe në det, ku në kontakt me ujin e ngjyros me të verdhë.

Ndërkohë, poleni i pishës konsiderohet si një nga dhuratat më të çmuara të natyrës. Ndërsa njihet për një gamë të gjerë përfitimesh për shëndetin e njeriut, për fat të mirë është edhe shumë lehtë i disponueshëm në natyrë. Studimet kanë përcaktuar faktin e mahnitshëm që ky polen përmban më shumë se 200 lëndë ushqyese bioaktive.

Poleni ka një përbërje të qëndrueshme dhe përqendrimi në të i substancave të dobishme është jashtëzakonisht i lartë, më shumë se 90 përqind e pjesës më të madhe. Arsenali dhe diapazoni i veprimit të tyre të dobishëm vlerësohet si jashtëzakonisht i madh, madje pakrahasimisht më i lartë se i çdo suplementi dietik ose vitamine.

Ndërkohë, ngjyrosja me të verdhë e bregdetit të Velipojës konstatohet në kohën kur moti i kthjellët me diell e temperaturat e larta që kanë mbërthyer vendin, favorizojnë pushimin pranë plazheve në fundjavë. Temperaturat luhaten në vlerat ditore nga 9 deri në 32 gradë celcius.