Botë e Çuditshme

Brenda disa ditësh do të ndodhin 4 ngjarje të mëdha, këtë ka parashikuar “udhëtari në kohë” Eno Alaric!

Një “udhëtar në kohë” ka parashikuar se një ngjarje shumë e madhe e quajtur “The Release” do të ndodhë brenda disa ditësh. Eno Alaric dha paralajmërimin e çuditshëm në profilin e tij në TikTok duke ndezur reagime të shumta nga ndjekësit e tij. Alaric, i njohur ndryshe me nofkën e tij @theradianttimetraveller, ka tërhequr më shumë 26 mijë ndjekës në aplikacionin e rrjeteve sociale pasi kishte bërë disa paralajmërime mbi disa ngjarje të cilat ai supozon se do të ndodhin në të ardhmen.

The Mirror raporton se në të kaluarën ai kishte postuar në lidhje me planetë të njëjta me Tokën, jashtëtokësorët dhe portale që çojnë në dimensione të tjera. Udhëtari i vetëshpallur në kohë ka paralajmëruar tani për katër ngjarje që do të ndodhin këtë muaj, të cilat ai i përshkruan si “vendimtare”.

“Po, unë jam një udhëtar i vërtetë në kohë, mbani mend këto 4 data të dhjetorit 2022”, shkroi ai në një video të TikTok. Ditët për të cilat ai thotë se janë të rëndësishme janë datat 8, 12 dhe 20 dhjetor, të ndjekura nga “The Release” në ditën e Krishtlindjes.

@radianttimetraveler

Stay safe… and be cautious… #fyp #foryou #radianttime #timetravel #timetraveler #viral #xyzbca #theory #conspiracy

♬ Radiant Steps – Eno Alaric

Ndërkaq, rikujtojmë se gruaja e verbër mistike, Baba Vanga ka bërë një listë parashikimesh edhe për vitin 2023. Baba Vanga parashikoi shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, vdekjen e Joseph Stalinit, sulmet e 11 shtatorit, si dhe vdekjen e saj. Edhe pse ndërroi jetë në vitin 1994 në moshën 84-vjeçare, Baba Vanga la ende shumë parashikime për të ardhmen, duke përfshirë vitin 2023.