Celebrities Gossip Showbiz

Brenda ditës, Ross dhe Rachell ishin bashkë dhe nuk janë më bashkë!

Aktorët e njohur të serialit ikonik “Friends”, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer u përfolën së fundmi për një lidhje romantike mes tyre dhe fansat u çmendën pas këtyre thashethemeve.  Sipas disa burimeve u tha se aktorët janë afruar më shumë që prej “Friends Reunion”. Një burim pranë tyre ka thënë se:

Pas ribashkimit, u bë e qartë se rikujtimi i të shkuarës ka nxjerrë në pah ndjenjat që ata kishin dhe se kimia që kaq shumë janë përpjekur që ta groposin, në fakt është ende prezente. Ata filluan menjëherë të komunikonin dhe muajin e kaluar, David udhëtoi nga New York për në Los Angeles për të takuar Jennifer.

Sipas burimit të afërt, Aniston dhe Schwimmer kanë qendruar në shtëpinë e aktores, ku ajo gatuante darka romantike gjatë mbrëmjeve dhe kanë shijuar kohën e kaluar së bashku. Ata vizituan dhe vreshtën e preferuar të Jennifer në Santa Barbara, ku u pa qartë se ka pasur shumë kimi mes tyre. Nga ana tjetër, aktorët i kanë mohuar këto thashetheme.

Megjithatë, duket se asgjë nga këto nuk është  e vërtetë. David Schwimmer ka mohuar pretendimet e një afrimiteti mes tij dhe Jennifer Aniston pas ‘Friends Reunion’. Përfaqësuesit e aktorit kanë treguar për Huff Post UK se “nuk ka asgjë të vërtetë” në thashethemet për një romancë.