Celebrities Gossip Showbiz

Brenda festës së “shthurur” të Madonna-s, bëhet pjesë edhe Dua Lipa!

Së fundmi diva e muzikës pop Madonna shkaktoi polemika përmes mediave sociale, teksa publikoi disa foto në një shtrat me gjoksin e saj të zbuluar dhe jo vetëm. Fansat e saj të befasuar vërshuan me komente ku shpreheshin të tronditur nga shkrepjet ‘pornografike’, ndërsa të tjerët lavdëruan yllin për postimin e saj të guximshëm.

Madonna i ka ripostuar përsëri fotot në Instagram pasi rrjeti social i fshiu për shkelje të udhëzimeve të komunitetit. Në një titull të gjatë, krijuesja e hiteve, i cilësoi politikat strikte të platformës së mediave sociale për lakuriqësinë si seksiste dhe e krahasoi stigmën e palëkundur sociale rreth thithkës së femrës me atë të gënjeshtrave të treguara për trajtimin paqësor të pelegrinëve ndaj vendasve amerikanë në Ditën e Falënderimeve.

Dhe mesa duket Madonna nuk ka ndërmend të dalet. 63-vjeçarja së fundmi ka postuar disa foto provokuese teksa po festonte me disa miq në Chiltern Firehouse në Londër. Mes miqve të artistes ishte edhe këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa. Miqtë e tjetë të pranishëm ishin modelja Winnie Harlow, Isa Maya Ffrench, Emma Weymouth, Tasso Góes Ferreira dhe Edward Enniful.

Ndërkaq, rikujtojmë se për të qenë në formë Madonna ka treguar se zgjedh që rutinës së saj të palestrës t’i shtojë pak më shumë energji. Ajo ka treguar se qëndron gjithmonë e hidratuar por jo duke pirë ujë por duke pirë pije alkolike. Këngëtarja 65-vjeçare e hitit të njohur ‘Papa Don’t Preach’, pozoi një foto të ulur në një stol teksa ndodhej në palestër dhe e postoi atë në rrjetin e saj social Instagram, ku edhe kishte shkruar:

Stërvitja e sotme. 

Nuk është hera e parë që Maddona poston foto apo video nga palestra ku ajo stërvitet. Para pak kohësh ajo kishte zgjedhur që të sfidonte moshën e saj kur postoi një video duke kërcyer në mënyrë të jashtëzakonshme nën ritmet e muzikës gjatë stërvitjes së saj në palestër.