Rajoni

Brenda janarit grekët do të vaksinohen kundër COVID-it

Dhjetëra mijëra grekë do të vaksinohen brenda janarit me vaksinën anti-COVID. Në shtetin fqinj pritet të mbërrijnë rreth 300 mijë doza muajin e parë të vitit 2021. Në një deklaratë Athina zyrtare apeloi gjithashtu që në ditën e ndërrimit të viteve familjet të festojnë me sa më pak njerëz, pasi çdo grumbullim do të përbente rrezik për përhapjen e koronavirusit.

Nderkohë vaksina e Pfizer-BioNTech kundër Koronavirusit mbërrin në Arabinë Saudite. Ministri i Shëndetësisë Tawfiq al-Rabiah tha se dërgesat e para kanë arritur sot, ndërsa shpërndarja e tyre do të nisë brenda tre ditëve të ardhshme. Vaksina do të jetë pa pagesë për të gjithë.