Celebrities Gossip Showbiz

Brenda karantinës së Khloe Kardashian dhe True Thompson…

Gati një javë pasi rezultoi pozitive për COVID-19, Khloe Kardashian po tregon se si po e kalon kohën me të bijën, True Thompson në karantinë. Khloe postoi në Instagram më 3 nëntor për të treguar se si të dyja po e kalojnë kohën e tyre gjatë karantinës.

Në një video të shpërndarë në platformën e mediave sociale, Khloe dhe True shihen duke u përqafuar së bashku në shtrat ndërsa shikonin televizor. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” i ka mbajtur fansat të informuar kur bëhet fjalë për rikuperimin e saj dhe True në vazhdim, duke postuar gjithashtu në Instagram më 2 nëntor për të ndarë detaje lidhur me betejën aktuale shëndetësore.

Khloe Kardashian, True Thompson, Instagram

Kujtojmë, se të premten, më 29 tetor, Khloe postoi në Twitter lajmin se ajo dhe True kishin rezultuar pozitive për virusin, gjë që, siç shpjegoi ajo, do ta pengonte atë të merrte pjesë në disa nga angazhimet e saj të planifikuara më parë.

Më është dashur të anuloj disa angazhime dhe më vjen keq që nuk do të jem në gjendje t’i realizoj ato. Për fat të mirë jam vaksinuar kështu që gjithçka do të jetë në rregull. Ne do të jemi këtu në karantinë dhe do të ndjekim udhëzimet aktuale.

Siç mund ta kujtojnë fansat, Khloe gjithashtu rezultoi pozitive për COVID në fund të vitit 2020.

Sapo mora vesh se kam korona. Kam qenë në dhomën time. Do të jetë mirë, por ishte shumë keq për disa ditë. Unë vuaj nga migrena, por kjo ishte dhimbja më e çmendur e kokës. Nuk do të thosha se ishte një migrenë. Kollitja, gjoksi më digjej kur kollitem…