Celebrities Gossip Showbiz

Brenda makinës super luksoze të Morena Tarakut!

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.

Bukuroshja njihet gjithashtu dhe për jetën e saj shumë luksoze që reklamon në rrjete sociale, ashtu si ka ndodhur dhe pak minuta më parë ku teksa na treguar makinën e saj që mban në dizejnon e brendshme inicialet e Morenës. Gjatë video-s të postuar në Instastory, brenda makinës duken dhe çanta të markave luksoze.

E shpesh është përfolur për jetën e saj private, megjithatë asnjëherë nuk është bërë e ditur diçka konkrete. Para pak ditësh bukuroshja i habiti të gjithë me një postim, i cili padyshim që na ka shtuar dyshimet lidhur me jetën e saj sentimentale. 

Jo vetëm si këngëtare dhe ‘influencer’ me postimet e saj tepër luksoze në rrjete sociale, por bukuroshja është gjithashtu dhe një biznesmene. E duket se suksesi i saj në këtë fushë është shumë i madh. Aq shumë sa dhe mediat turke po shkruajnë për bukuroshen tonë.

Siç dihet tanimë bukuroshja nuk e ka nënën e saj, për të cilën nuk ngurron kurrë të shprehë mallin e madh që ka në rrjete sociale. E padyshim që Morena është shumë e lidhur me të atin dhe këtë na e tregon shpesh në Instagramin e saj.