Bota Tech

Brenda një sekondi mund të shkarkohen mijëra filma/Ky vend shënon rekord për internetin më të shpejtë!

Inxhinierët në Japoni kanë vendosur një rekord të ri botëror për internetin më të shpejtë. Aq i shpejtë është sa do të mund të shkarkoni gati 80 mijë filma në vetëm një sekondë. Shpejtësia e internetit zakonisht matet nga sa të dhëna mund të transmetohen midis dy pajisjeve në një sekondë.

Rekordi i ri është 319 terabit për sekondë (Tb/s). Ky është dyfishi i rekordit të mëparshëm botëror për internetin më të shpejt dhe rreth 7.6 milionë herë më shpejt se shpejtësia mesatare e internetit në shtëpi në SHBA (42 megabit për sekondë).

Kabllot me fibër optike: Lloje të ndryshme lidhjesh interneti transmetojnë të dhëna mbi lloje të ndryshme harduerësh. Lidhjet e vjetra dial-up, për shembull, mbështeteshin në telat e telefonit, ndërsa lloji më i shpejtë i internetit i disponueshëm sot, fibra, përdor kabllot me fibra optike. Këto kabllo transmetojnë të dhëna duke përdorur impulse drite, të cilat udhëtojnë përgjatë fibrave të holla optike me bërthama qelqi ose plastike.

Ju rikujtojmë një detaj interesant se së fundmi, qeveria greke ka menduar për një ofertë interesante për adoleshentët te cilët duan të vaksinohen kundër COVID-19. Qeveria ka menduar t’i japë 50GB internet çdo adoleshenti nga 15-17 vjeç që do të bëjë vaksinën anti-COVID. Oferta ka startuar më 11 tetor dhe do të jetë në dispozicion të çdo individi i cili ka marrë të paktën dozën e parë.

Përmes aplikimit në site-n e posaçëm, në të cilin do të behet vërtetimi, konfigurimi e më pas kalimi i internetit. Kjo “dhuratë” do të përfshijë 10GB çdo 30 ditë për një muaj. Kjo ofertë vjen në kuadër të përpjekjeve të qeverisë greke për të vaksinuar sa më shumë të rinj, me qëllim arritjen e imunitetit të tufës. Aktualisht është vlerësuar më e përshtatshme për këtë kategori vaksina kundër COVID-19 e “Johnson and Johnson”.

Ju rikujtojmë gjithashtu se Mexico City ka thyer një rekord botëror për akses falas në Wi-Fi falë mijëra pikave publike të aksesit në internet në të gjithë kryeqytetin. Kjo sipas një njoftimi nga Rekordet Botërore Guinness. Sipas medieve të huaja, kryeqyteti i Meksikës vlerësohet se ka 21,500 mijë hotspots në një rrjet të vetëm urban të Wi-Fi-t falas.