Design

Brenda pallatit presidencial super luksoz të Erdogan!

Erdogan njihet si një nga shtetarët më të pasur dhe më të paguar në botë, për këtë arsye ai shpesh kritikohet në vendlindjen e tij, Turqi, për stilin e tij luksoz të jetesës. Recep Tayyip Erdogan  e bëri pasurinë e tij duke investuar në aksione dhe pasuri të paluajtshme. Ai është pronar i disa restoranteve dhe i një klubi futbolli në Ankara dhe ka edhe vodkën e tij.

Revista “People with money”, e ka vendosur atë së fundmi në krye të listës së politikanëve më të paguar. Më së shumti në qendër të vëmendjes u ve rezidenca e tij luksoze presidenciale e ndërtuar në kryeqytetin turk të Ankarasë. Pallati u ndërtua në një zonë që ish-presidenti turk Mustafa Kemal Ataturk ia dhuroi shtetit në vitin 1937 dhe në vitin 1992 u shpall një pasuri e mbrojtur ku ndërtimi është i ndaluar. Pallati u ndërtua, megjithëse autoritetet turke u përpoqën të ndalonin ndërtimin. Këtë vendim, Erdogan e injoroi.

Pallati ishte menduar për zyrën e kryeministrit turk, por kur Erdogan erdhi në pushtet në vitin 2014, ai deklaroi se do ta përdorte si rezidencë presidenciale. Ak Saray, i përkthyer si Pallati i Bardhë, ndodhet në një kodër mbi qytet dhe, sipas “Daily Mail”, ka 1100 dhoma të pabesueshme, prej të cilave, rreth 250 thuhet se përdoren vetëm për Erdoganin dhe familjen e tij të afërt.

I dekoruar sipas shijes së tij, me dysheme mermeri, tuba ari dhe qilima të pasura, është 30 herë më i madh se Shtëpia e Bardhë në Washington dhe konsiderohet pallati më i madh i ndërtuar në 100 vitet e fundit. Pallati ka dysheme mermeri të gjelbër, qindra metra me qilim të kuq dhe mobilie prej ari. Pasuria e pallatit presidencial kap vlerën e mbi 650 milion dollarë dhe përfundoi së ndërtuar në vitin 2014.

“Hyrriet” raporton se janë plot 1.150 policë që qëndrojnë roje brenda pallatit dhe jashtë oborrit, pasi ai është i vendosur brenda një zone të pyllëzuar në kryeqytetin e Ankarasë dhe ka një gardh rrethues rreth pesë kilometra. Rreth 3.000 kamera survejimi ndihmojnë mbikëqyrjen e kësaj zone, duke kërkuar një investim të madh në pajisje dhe infrastrukturë për ta kontrolluar atë. Pallati është i zbukuruar me pajisje të cilat marrin masa kundër çdo mundësie përgjimi.