Celebrities Design

Brenda shtëpisë super luksoze të Leonardo DiCaprio-s…

Aktori i njohur Leonard DiCaprio është duke shitur një nga shtëpitë e tij luksoze në Malibu. Fituesi i çmimit “Oscar” po i ‘jep lamtumirën’ një prone private, me pamje nga oqeani në rezidencën ekskluzive të Carbon Beach për 10 milion dollarë, sipas mediave të huaja. Shtëpia është provuar të jetë një investim i zgjuar, pasi 46-vjeçari fillimisht e bleu këtë shtëpi prej tre dhoma gjumi dhe dy banja për 1.6 milion dollarë në vitin 1998.

Prona dykatëshe e DiCaprio-s gjithashtu ka një verandë të madhe me pamje nga deti, si dhe nga brenda, kjo shtëpi është e rinovuar plotësisht. Ajo përfshin një kuzhinë luksoze të projektuar me dollapë ngjyrë gri. Dhomat e gjumit gjithashtu ofrojnë shumë dritë.

Ndërkohë, dhoma e ndenjes dhe dhoma e ngrënies vijnë në një hapësirë të përbashkët, plot me dritë natyrale që hyn përmes dritareve të mëdha. Kjo pronë është vetëm një pjesë e pasurive të patundshme që Leo zotëron.

DiCaprio, i cili thuhet se ka një pasuri me vlerë prej 260 milionë dollarësh, sapo ka blerë një rezidencë tjetër në Malibu me një çmim prej 13.8 milionë dollarësh, sipas “The Dirt”. Sipas regjistrimeve, shtëpia e cila është e vendosur në komunitetin pak të njohur, me vetëm pesë shtëpi, në Blue Whale Estates është ndërtuar në vitin 2005, ka katër dhoma gjumi dhe pesë banja, dhe shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 3200 metra katrorësh.

Ai gjithashtu ka dy shtëpi miliona dollarëshe në Los Feliz, një rezidencë moderne e stilit mesjetar në Palm Springs, disa apartamente luksoze në New York dhe një ishull privat në brigjet e Belize. Rezidenca e tij kryesore thuhet të jetë një kompleks me tre shtëpi në Bird Streets të Los Angeles-it.

Rikujtojmë se, ylli i Hollywood-it, Leonardo DiCaprio prej disa kohësh tanimë është i përfshirë në ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike dhe ruajtjen e habitatit natyror. Duke shfrytëzuar ndikimin e madh që ka në rrjetet sociale, DiCaprio ka publikuar më parë në Instagram disa statistika “të frishme”, për mënyrën se si temperatura po lëviz në tokë, duke shënuar rritje të dyfishuar në mesataren e disa vendeve.