Showbiz

Brendan Fraser bën daljen e parë publike pas deklaratave se është viktimë e ngacmimit seksual

Aktori i famshëm që pati kulmin e karrierës së tij pas xhirimeve të “Xhorxhi i Xhunglës” dhe “Mumja”, ka bërë daljen e parë publike pasi ka pranuar se është ngacmuar seksualisht.

Ai është shfaqur në tapetin e kuq në New York në kuadër të premierës së sezonit të ri të serialit “Trust” ku ai është protagonist.

Muajin e kaluar aktori i famshëm në një intervistë për revistën prestigjose “GQ” pranoi publikisht se është viktimë e një sulmi seksual të ndodhur në vitin 2003.

Ka qenë Philip Berk, ish presidenti i “Hollywood Press Association” ai i cili e ka prekur në mënyrë të pahijshme në pjesët private, gjatë një darke zyrtare.

Brendan është shprehur pas kësaj ngjarjeje i shkroi një letër Philip-it ku shprehej se ndihej i shqetësuar nga këto veprime të tij por nuk mori asnjë përgjigje.

Javë më pas aktori hoqi dorë nga filmi i cili po xhironte, nisi procedurat për t’u ndarë nga bashkëshortja dhe ra në një vorbull depresioni që thuajse i shkatërroi jetën dhe karrierën.

Kjo është hera e parë që ai flet publikisht për këtë ngjarje të rëndë të jetës së tij dhe arsyeja përse ka qëndruar në heshtje gjithë këto vite ishte për shkak se ndihej fajtor dhe se mendonte se nëse do të fliste do të ishte fundi për karrierën e tij kinematografike.