Celebrities Fashion

Bretman Rock nostalgjik, risjell në “MTV VMA” fustanin ikonik të artistes së ndjerë!

Bretman Rock ka menduar që të “godasë” me veshjen e tij në “MTV VMA”. Ai zgjodhi që të ishte nostalgjik dhe për faktin se ai ka një stil unik dhe mjaft të veçantë. Rock për të gjithë ata që nuk e njohin është një influencer dhe një bloger shumë i njohur për të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale qoftë Instagram apo edhe TikTok.

Bretman Rock attends the 2021 MTV Video Music Awards

Ai zgjodhi të vishte po të njëjtin fustan që kishte veshur këngëtarja dhe modelia e njohur Aaliyah e cila ka ndërruar jetë në vitin 2001. Rikujtojmë, se bukuroshja e kishte veshur po të njëjtin fustan në “MTV Video Music Awards” në vitin 2000.

Atë natë ajo u largua me një çmim për videon më të mirë femërore për këngën e saj të suksesshme me titull “Try Again”. Kënga ishte ‘single’-i kryesor edhe kolona zanore e filmit të vitit 2000 “Romeo Must Die”, në të cilin edhe vetë këngëtarja Aaliyah luajti në të gjithashtu.

Aaliyah at the MTV VIDEO MUSIC AWARDS 2000

Fustani për të cilin bëhet fjalë është nga marka e njohur “Roberto Cavalli” dhe është mjaft i veçantë. Ai përbëhet nga dy ngjyra, e zeza dhe e verdha ndërkohë që dhe pjesa e bishtit të fustanit është e mbushur me pupla po në të njëjtat ngjyra.

Kur Bretman Rock u pyet se si kishte qenë në gjendje që të arrinte dhe të merrte veshjen e Aaliyah për “MTV Video Music Awards 2021” ai u shpreh se:

Ne e nxorëm atë nga një arkiv i Roberto Cavalli-t. Unë jam me fat që kam punuar me Roberton, kështu që ai më la ta marrë hua për një natë. Më pëlqen që të pretendoj se akoma mban erën si Aaliyah dhe thjesht shpresoj që Aaliyah po shikon nga lartë këtë djalë të vogël me ngjyrë, filipinas, i cili po i jep drejtësinë veshjes së saj 21 vite më vonë.