Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet Rajoni

Britania e Madhe emëron të dërguar special në Ballkan, Johson: Rrezikohet stabiliteti

Britania e Madhe u bashkohet përpjekjeve të perëndimit për të zgjidhur situatën në Bosnje-Hercegovine dhe për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri britanik, Boris Johnson ka emëruar Stuart Peach si të dërguarin Special në Ballkanin Perëndimor.

Emërimi në këtë detyre i një prej figurave më të larta ushtarake vjen pasi Johnson tha se Ballkani Perëndimor po përballet me “kërcënimet më të mëdha për stabilitetin në dy dekadat e fundit”.

“Ne kemi përgjegjësinë që të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe dialogun e arritur, nuk mund të lejojmë rikthimin e dhunës”, tha Johnson.

Peach, i cili deri tani ishte drejtues i komitetit ushtarak të NATO-s, do të punojë me liderët e Ballkanit dhe aleatët SHBA-BE për të forcuar stabilitetin në rajon.

Në Bosnje Hercegovinë, Stuart Peach do të mbështesë të dërguarin e ndërkombëtarëve, Christian Schmidt ndërsa për dialogun Kosovë-Serbi do të punojë së bashkë me aleatët.

Situata politike në Ballkanin Perëndimor do të diskutohet në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Riga si dhe do të jetë pjesë e agjendës së ministrave të Jashtëm të G7 në Liverpul.