Bota

Britania lehtëson ndjeshëm masat anti-COVID/Nuk kërkon më certifikatë vaksinimi!

Masat e Planit B, grupi më i fundit i rregullave që synojnë parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Britaninë e Madhe, do të hiqen në të gjithë vendin. Lajmin e njoftoi kryeministri britanik Boris Johnson. Johnson u tha ligjvënësve në Dhomën e Komunave se “mbi 90 për qind e personave të moshës 60-vjeç e lart në të gjithë Britaninë e Madhe, tashmë e kanë bërë vaksinën përforcuese kundër koronavirusit”, ndërsa shkencëtarët japin alarmin se vala Omicron e COVID-it, “ka arritur kulmin”.

Shefi i Qeverisë së Londrës:

Pavarësisht kësaj, duke filluar nga 27 janari, afati i fundit i masave të Planit B, personat nuk do të punojnë më nga shtëpia dhe certifikata e vaksinimit, deri më tani e detyrueshme, nuk do të kerkohet më!

Kërkesa ligjore për izolimin e personave me koronavirus gjithashtu do të përfundojë së bashku me rregulloret anti-COVID, më 24 mars. Lidhur me maskat, qeveria britanike nuk do t’i detyrojë më personat t’i vendosin ato duke filluar nga 24 janari e gjithashtu ato do të hiqen në klasa duke nisur nga sot, përfshirë shkollat në zonat komunale.

Boris Johnson sinjalizoi synimin e tij për trajtimin e koronavirusit më shumë si grip, duke thënë se “së shpejti do të vijë një kohë kur të hiqet kërkesa ligjore për t’u izoluar plotësisht, ashtu siç nuk vendosen detyrime ligjore për izolimin e personave që janë me grip”.

Kujtojmë se në Perëndim, Britania e Madhe ishte vendi i parë që nisi vaksinimin anti-COVID, më 8 dhjetor 2020 kur një grua e moshuar, rreth 91-vjeçe, mori dozën e parë të vaksinës së kompanive Pfizer&BioNTech. Kjo datë u shënua në mënyrë simbolike si dita e nisjes së “betejës” me armikun e përbashkët, referuar pandemisë. Deri tani, në Britaninë e Madhe janë mbi 15 milion të infektuar me koronavirus e më shumë se 153 mijë viktima, që fatkeqësisht nuk ia dolën të fitojnë betejën me sëmundjen.