Celebrities Gossip Showbiz

Britney Spears sërish në telashe, merr vendimin e papritur

Ylli i muzikës Pop, Britney Spears është përfolur shumë për çështjen gjyqësore ku ndodhet përballë babait të saj, për arsye se ky i fundit kërkon të ketë nën kontroll pasurinë e patundshme, bizneset dhe të gjitha pronat e së bijës.

Gjykata e Los Angeles ka marrë këtë vendim për shkak të gjendjes së paqëndrueshme mendore të këngëtares. Ajo nuk ka folur më parë rreth kësaj çështje, përveçse kur u përball në vitin 2008. Por, mesa duket tani Spears, është e gatshme të flasë vetë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se në një seancë dëgjimore të zhvilluar në Los Angeles, avokati i saj, Samuel D. Ingham III, u shpreh se:

Britney kërkoi që të marrë një leje nga gjykata, kështu që ajo mund t’ju flasë personalisht atyre.

Edhe pse Ingham, nuk e specifikoi se për çfarë do të fliste Britney në seancën dëgjimore, por thjesht se ka të bëjë me çështjen, të cilën ajo ka 13 vjet që përballet në gjykatë. Gjykatësja e çështjes ra dakord dhe Britney do të marrë pjesë në seancën e rradhës më 23 Qershor.

Britney ka folur shumë rrallë rreth kësaj çështje dhe vetëm verën e kaluar ajo u shpreh se i ati i saj, Jamie nuk e kreu rolin e tij si baba, por e shfytëzoi atë për të përfituar nga pasuria e saj.