Celebrities Showbiz

Britney Spears ndan mesazhin e veçantë drejtuar të afërmve të saj!

Edhe pse Britney Spears fitoi gjyqin e kujdestarisë ndaj babait të saj, javën që lamë pas, këngëtarja dëshiron që fansat e saj të dinë se situata lidhur me familjen e saj, është ende kaotike. Këngëtarja ka ndarë së fundmi një postim në llogarinë e saj në Instagram me një mesazh të veçantë drejtuar të gjithë të afërmve të saj që ishin bashkëpunëtorë në vendosjen e kujdestarisë së babait të saj Jamie Spears, para 13 vitesh. Ajo shkruan:

Kjo fotografi është gjithçka për mua! Më bën të dua të qaj… ajo po shpëton motrën e saj hyjnore! Unë mendoj se nëse keni një mik që ka qenë mbyllur në një shtëpi që ndihet vërtet e vogël për muaj me rradhë… pa makinë… pa telefon… pa derë për privatësi dhe i duhet të punojnë rreth 10 orë në ditë, 7 ditë të javës, pa asnjë ditë pushimi… Unë sugjeroj kategorikisht që duhet të shkoni ta merrni mikun tuaj dhe ta nxirrni prej andej! Nëse ju jeni si familja ime, që thonë fjalë si: “na vjen keq, ti je nën kujdestari”… me siguri mendojnë se ti je ndryshe dhe duan të tallen me ju. Falë Zotit unë kam gjetur një avokat të mrekullueshëm. Mathew Rosengart, i cili më ka ndihmuar që të ndryshoj jetën time!

 

Gjatë gjyqit, Britney shprehu zemërimin që familja e saj nuk ndërhyri kurrë, duke thënë se ata nuk bënë as gjënë më të vogël dhe i tha gjykatëses se do të donte t’i padiste ata. Për më tepër, Britney tha se do të donte që babai i saj të akuzohej për abuzim me kujdestarinë. Vëllai i madh i Britney-t, Bryan Spears, e quajti kujdestarinë një gjë të rëndësishme për familjen e tij në një intervistë në muajin korrik të vitit 2020.

Rikujtojmë se, Britney Spears zbuloi se ajo qau për dy orë gjatë kohës që ajo ndau një mesazh dashurie dhe mirënjohje për lëvizjen #Free Britney pas pezullimit të kujdestarit të saj të gjatë, babait Jamie Spears. Ajo zgjodhi që këtë herë të bënte një postim dhe të ndante një mesazh në rrjetin e saj social Twitter.