Celebrities Showbiz

Britney Spears nuk i ‘del e keqja’ me familjarët e saj, ja se çfarë u thotë ajo tani…

Britney Spears duket se vazhdon të jetë ende shumë e zhgënjyer nga familjarët e saj dhe sado kohë të kalojë ajo nuk po e harron dot trishtimin e kaluar për shkak të tyre. Këngëtarja nuk ka ngurruar që shpesh të bëjë postime në Instagram ku u drejtohet atyre me tone të ashpra dhe i tillë ka qenë dhe rasti i fundit. Britney postoi një foto të disa luleve dhe zgjodhi që ta shoqëronte me fjalët:

Gjeta makinën time të vogël të shkrimit. A nuk ju duket e çuditshme kur organizoni udhëtime ose caktoni takime për drekë me njerëzit që doni, vetëm për të ditur se do t’ju lënë në baltë ose do të largohen pas 10 minutash? Është poshtëruese dhe është sikur çdo person me të cilin jam hapur ndonjëherë të thotë menjëherë se do të largohet në një udhëtim për dy javë pas… OK, e kuptoj… ata janë të disponueshëm për mua vetëm kur është e përshtatshme për ta. Epo nuk jam më e disponueshme për asnjë prej tyre tani! Nuk më shqetëson të jem vetëm… dhe në fakt jam lodhur duke qenë kaq mirëkuptuese si Nënë Tereza… nëse jeni i vrazhdë me mua atëherë kam mbaruar punë me ju! Ky mesazh është për familjen time… që më lëndoi më thellë seç do ta dinit ndonjëherë! E di që kujdestaria do të përfundojë, por unë ende dua drejtësi! Unë kam luajtur rolin e personit më të madh gjatë gjithë jetës sime… a e dini sa e vështirë është kjo?

 

Rikujtojmë se, çështja e kujdestarisë së Britney Spears u bë shumë kohë që është në vëmendje të mediave. Ylli i muzikës pop, është duke u shëruar nga ndryshimet e shumta që kanë ndodhur në jetën e saj. Këngëtarja e cila ka kaluar 13 vitet e fundit nën një kujdestari duke qenë në kontroll nga babai i saj, Jamie Spears, po lirohet tani plotësisht. Por tani edhe motra e Britney Spears ka hedhur akuza për prindërit e saj duke thënë se ata u përpoqën vazhdimisht ta bindnin që të abortonte kur mbeti shtatëzënë në moshën 16-vjeçare.