Celebrities Showbiz

Britney Spears reagon lidhur mbi intervistën e Jamie Lynn Spears: “Ajo kurrë nuk duhej të punonte për asgjë”!

Pas intervistës së Jamie Lynn Spears, Britney ndau një mesazh se si ndihet për motrën e saj, duke folur hapur për marrëdhënien e tyre dhe përfshirjen e saj në kujdestarinë, e cila zgjati 13 vjet. Këngëtarja shkroi në një postim në Instagram:

Ta filloj nga fillimi?

Fansat janë thuajse të sigurtë që ky postim lidhet drejtpërdrejtë me intervistën e së motrës, ku ylli i “Zoey 101” foli për marrëdhënien e saj të tensionuar me Britney. Spears zbuloi se ajo madje u përpoq të ndihmonte motrën e saj të dilte nga kujdestaria. Megjithatë, në të kaluarën, Britney ia ka hedhur fajin familjes së saj. Në një postim të gjatë që tashmë është fshirë, Britney shkroi:

E di që mund të tingëllojë si një gjë pa kuptim për shumicën e njerëzve, por kam shkruar shumë nga këngët e mia dhe motra ime ishte foshnja. Ajo kurrë nuk duhej të punonte për asgjë. Gjithçka i jepej gjithmonë. Mbaj mend që e pyeta motrën time pse e bëri këtë, kur e dinte që unë prisja të ndryshoja shfaqjen time dhe fjalët e saj të vetme ishin: “Epo, nuk ishte ideja ime…” Shpresoj që libri yt të dalë mirë, Jamie Lynn! Por shikoni, unë kam qenë gjithmonë njeriu më i madh. Pra, po, ata shkatërruan ëndrrat e mia. Familja ime shkatërroi ëndrrat e mia 100 miliardë për qind dhe përpiqet të më bëjë të dukem si e çmendura… Familjes sime i pëlqen të më rrëzojë dhe të më lëndojë gjithmonë, kështu që jam e neveritur me ta!

Britney Spears dëshmoi dy herë vitin e kaluar se kujdestaria ishte abuzive, duke pretenduar se ajo ishte detyruar të performonte, të përdorte kontrollin e lindjes dhe të merrte ilaçe kundër vullnetit të saj. Fituesja e Grammy-t ka fajësuar familjen e saj në postimet në Instagram për kujdestarinë që kur u ndërpre. Këngëtarja e “Baby One More Time” gjithashtu së fundmi nuk e ndjek më Jamie Lynn Spears në Instagram.