Celebrities

Britney Spears tregon se ka qarë për më shumë se dy orë për një arsye të vetme!

Britney Spears zbuloi se ajo qau për dy orë jatë kohës që ajo ndau një mesazh dashurie dhe mirënjohje për lëvizjen #Free Britney pas pezullimit të kujdestarit të saj të gjatë, babait Jamie Spears. Ajo zgjodhi që këtë herë të bënte një postim dhe të ndante një mesazh në rrjetin e saj social Twitter. Në postimin e saj ajo ka shkruar:

Lëvizja #FreeBritney. Unë nuk kam fjalë, për shkakun tuaj dhe qëndrueshmërinë tuaj të vazhdueshme për të më liruar nga kujdestaria ime, jeta ime tani është në atë drejtim! Kam qarë mbrëmë për dy orë sepse fansat e mi janë më të mirët dhe unë e di këtë.

Tweet-i i postuar përfshiu videon e Britney -t duke treguar flokët e saj teksa pozonte për kamerën me këngën Fade nga Kanye West. Këngëtarja mbeti e heshtur teksa pozoi para kamerës me flokët e saj të gjatë bjondë të stiluar drejt.

Kujtojmë gjithashtu se ylli i muzikës pop është gati të shërohet nga ndryshimet e shumta që kanë ndodhur në jetën e saj. Këngëtarja e cila ka kaluar 13 vitet e fundit nën një kujdestari duke qenë në kontroll nga babai i saj, Jamie Spears, duket se po lirohet tani plotësisht.

Më 12 Gusht, Jamie tha se do ta japë dorëheqjen si kujdestar i së bijës dhe më 29 Shtator u zëvendësua nga avokati John Zabel. Teksa Britney është ende duke punuar drejt qëllimit përfundimtar për t’i dhënë fund përgjithmonë kujdestarisë, ajo bëri një postim në rrjete sociale duke u treguar fansave se si ndihet ajo emocionalisht. Në postimin e saj të fundit në Instagram, ndërsa ndau një imazh të një peme, ajo shkroi:

Edhe pse ka ndryshime dhe gjëra për të festuar në jetën time, ka akoma gjëra nga të cilat duhet të shërohem. Fatmirësisht kam një sistem të mirë mbështetës dhe po marrë kohë për të kuptuar se është mirë të ngadalësosh dhe të marrësh frymë. Vetëm përmes dashurisë për veten mund të lutem, të mbështes edhe të tjerët.