Celebrities Gossip Showbiz

Bruce Lee apo Xhensila Myrtezaj? Këngëtarja bie dakord me krahasimin e çuditshëm…

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Projekti i saj më i fundit muzikor është ai në bashkëpunim me Lumi B. “Prit pak” afro katër muaj pas publikimit ka mbi 15 milion klikime dhe sërish renditet në listën e ‘The Top List’.

Jo vetëm një këngëtare shumë e mirë dhe e suksesshme, por Xhensila gjithashtu është një nga personazhet e famshme që eksperimentojnë dhe janë gjithmonë të kuruara kur bëhet fjalë për ‘look-un’ e tyre. Megjithatë, edhe pse jemi mësuar ta shohim këngëtaren bukuroshe gjithmonë tepër vajzërore, Xhensila pak ditë më parë publikoi disa foto nga një set fotografik i bërë së fundmi ku shfaqej me flokët komplet të prerë shkurt dhe na la pa fjalë.

Mirëpo, duket se një prej ndjekësve ky ‘look’ i ngjason me një personazh dhe i ka bërë këngëtares një krahasim paksa të çuditshëm. Një komentues e ka krahasuar Xhensilën me Bruce Lee dhe ajo duket se është mëse dakord me këtë, pasi e ka ripostuar komentin dhe krahas ka shkruar:

Lotttt 

Marovaaa

Po ju çfarë mendimi keni, ngjason Bruce Lee me Xhensilën?

Nuk janë të pakta rastet, ku të famshmet inspirohen apo në mënyrë të rastësishme bëjnë ‘xing’ me veshjet e tyre. Gjithmonë vajzat e showbiz-it përpiqen të ruajnë veçantinë e tyre duke mos u shfaqur me të njëjtin ‘look’ në daljet e tyre televizive.

Xhensila Myrtezaj duket se është inspiruar nga një tjetër këngëtare. Bëhet fjalë pikërisht për Elhaida Danin dhe fustanin e saj që mbante veshur në klipin e këngës “Amore”. Një fustan i shkurtër i hapur në pjesën e parme në formën e zemrës, i cili e shfaq dekoltenë në mënyrë shumë provokuese duket se jua ka ‘vjedhur’ zemrën vajzave tona.

E para ka qenë Elhaida që e ka veshur në klipin “Amore”, pjesë e albumit “ZanIN”, ndërsa Xhensila e ka publikuar pak ditë më parë në llogarinë e saj në Instagram. I vetmi ndryshim mes tyre është ngjyra, ku Elhaida e ka në ngjyrën rozë, ndërsa Xhensila në të zezë.

Këngëtarja ka paralajmëruar se do të lançojë këngën e saj më të re, por ende nuk dihet zhanri apo data e publikimit të projektit muzikor, ndaj jemi në pritje të detajeve të tjera nga vetë Xhensila.