Celebrities Gossip Showbiz

Bruno postime ‘thumbuese’ ndaj Anës?

Një çift shumë i përfolur ishte Anna dhe Bruno. Dyshja u njohën si për publikun ashtu edhe me njëri- tjetrin në programin shumë të njohur ‘Për’Puthen’. Gjërat u konkluduan në lidhje dhe dyshja dhanë mjaft intervista pas daljes për të treguar vazhdimësinë mes tyre edhe te ndjekësit e saj.

Mirëpo, duket se gjërat mes Brunos dhe Anës nuk po ecin dhe aq mirë dhe madje dyshohet për një ndarje të mundshme, pasi ish- konkurrenti i ‘Për’Puthen’ jo vetëm që ka fshirë fotot me bukuroshen, por dhe ka hedhur disa postime shumë ‘thumbuese’ në Instastory dedikuar një vajze që mendohet të jetë ish- partnerja e tij.

Nëqoftëse ajo nuk vjen në Manastir apo në Pasqyra ose Ksamil me ty, të bëjë foto kështu me shishen e ujit Pana në dorë plus të duket si @amandakhamkaew, por zgjedh të hedhë shishet e Grez Goose dhe Moet në një natë vere me fishekzjarrë midis club-it, ajo nuk është për ty mik. Nëqoftëse ajo nuk mërzitet në këtë pozicion e të duket kështu, kur në verë për mëngjes ka veç krudo në restorant dhe jo bukë me vezë dhe djathë jugu, ajo nuk bën për ty mik. 

Në një intervistë ekskluzive për TAR në ‘Pardon My French’ të bërë para pak muajsh, dyshja na treguan shumëçka lidhur me të ardhmen e lidhjes së tyre. Fillimisht, Anna dhe Bruno treguan se a ishte kimia mes tyre që prej fillimit, a dëshironin ata që prej fillimit të ishin bashkë?

Bruno dhe Anna gjithashtu nuk ngurruan të na zbulonin se mes tyre ka patur dhe takime e komunikime private jashtë ‘Për’Puthen’. Si dhe për të ardhmen si në çift ashtu edhe në karrierën personale të secilit.