Aktualitet

BSH dhe BQE, marrëveshje për “mbrojtjen” e kartëmonedhave euro nga falsifikimi!

Banka e Shqipërisë dhe Banka Qendrore Evropiane nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e informacionit në fushën e mbrojtës se kartëmonedhës euro nga falsifikimi.

Kjo marrëveshje synon të rregullojë dhe të lehtësojë procedurat e bashkëpunimit midis dy autoriteteve qendrore në fushën e mbrojtjes nga falsifikimi i kartëmonedhave euro, në territorin e vendit tonë.

Marrëveshja standardizon informacionin teknik ne funksion te përforcimit të kapacitete teknike për monitorimin dhe parandalimin e falsifikimit te kartëmonedhave euro në Shqipëri.

Ndërkohë, Banka Qendrore Evropiane do të mundësojë informacione me specifikime e të dhëna të përfituara nga analiza teknike të kartëmonedhave euro të falsifikuara, të zbuluara në Evropë dhe jo vetëm.

Guvernatori Gent Sejko vlerëson se ky bashkëpunim është mjaft i rëndësishëm për intensifikimin e shkëmbimit të informacionit, opinioneve dhe ekspertizës në fushën e falsifikimit të euros.