Celebrities Music Showbiz

BTS anuluan zyrtarisht turneun e tyre botëror!

BTS, grupi më i suksesshëm në botë, ka anuluar zyrtarisht “Map of the Soul Tour”. Ka qenë një vit i vështirë sepse shumica e koncerteve janë anuluar pas shpërthimit të COVID-19. Disa artistë kanë njoftuar datat e riplanifikuara për turnetë e tyre të cilat ishin shtyrë më parë, grupi korean BTS ka njoftuar zyrtarisht anulimin e turneut të tyre botëror.

Harta e turneut të BTS u njoftua në fillim të vitit 2020 ku përfshiheshin 38 koncerte në Azi, Amerikën e Veriut dhe Evropë. Turneu ishte caktuar të fillonte në Seul në prill të vitit 2020, por të katër shfaqjet u anuluan. Pjesa tjetër e turneut është shtyrë që nga fillimi i vitit 2020 dhe deri ditën e sotme kur Big Hit Music njoftoi përmes Weverse se pjesa tjetër e turneut është anuluar zyrtarisht.

Kompania jonë ka punuar shumë për të rifilluar përgatitjet për “BTS Map Of The Soul Tour”, duke e ditur se të gjithë fansat kanë pritur gjatë dhe me padurim turneun. Sidoqoftë, për shkak të ndryshimit të rrethanave jashtë kontrollit tonë, është bërë e vështirë të rifillojmë shfaqjet në të njëjtën shkallë dhe afat kohor siç ishte planifikuar më parë. Prandaj ne duhet të njoftojmë anulimin e “BTS Map Of The Soul Tour”. 

Big Hit u bëri të ditur të gjithë pjesëmarrësve që kishin blerë biletat se do të merrnin një email në lidhje me rimbursimin e tyre, ky do të jetë një ngushëllim për të gjithë ata që i ruajtën ato për më shumë se një vit duke shpresuar se ndoshta do të arrinin që të kishin një shans për ta ndjekur shfaqjen live.

Ndërsa gjendja për të performuar live për më shumë se një vit u ndalua, BTS ka vazhduar të ndajë me fansat e tyre seriale në internet si “In the Soop” dhe “Run BTS”. Ata në qershor thyen rekordin për pjesëmarrjen më të madhe të shikuesve në një koncert muzikor drejtpërdrejt në internet në një platformë të posatshme. Koncerti i tyre Muster Soowoozoo, një ngjarje dy-ditore në internet, solli mbi 1.3 milion shikues nga 195 vende të botës.