Auto & Moto

Bugatti prezanton ‘mrekullinë’ e radhës, Centodieci EB110 Blue (Video)!

Më në fund Bugatti ka prezantuar makinën e re Centodieci, në shenjë respekti për modelin legjendar të viteve të 90-të që u “rikthye në jetë”.

EB110 ka të njëjtën nuancë të ngjyrës së kaltër, por tani kanë dalë edhe shumë detaje tjera nga Centodieci.

Fakti që nuanca quhet EB110 Blue, tregon mjaftueshëm se sa është e rëndësishme është kjo veturë legjendare për Bugatti.

Jo vetëm që EB110 ka qenë modeli i parë në këtë ngjyrë, por edhe fabrika kishte të njëjtën nuancë duke marrë edhe emrin “Fabricca Blu”.

Centodieci i parë edhe ka edhe një përparësi, ato janë disqet e lyera me nuancën e dytë historike, EB110 “Sport Silver”. Të njëjtin kombinim ka edhe EB110 GT.

Është interesante se edhe interiori i është përshtatur ikonës së viteve e 90-të.

Kujtojmë që Centodieci është prodhuar duke u bazuar në modelin e Chiron, dhe ka të njëjtin motor 8 litërsh V16 që prodhon 1.600 kuaj-fuqi.

Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 2.4 sekonda, e ajo maksimale është 380 km/h. Në total janë prodhuar vetëm dhjetë njësi.