Art & Kulturë Sot Nuk Është e Hënë

Bukinist dhe TAR sjell në dorën tuaj “Një burrë” nga Oriana Fallaci me një ulje fantastike!

Për të gjithë ju që nuk e njihni, Oriana Fallaci është një figurë shumë e talentuar e gazetarisë dhe letërsisë, e cila na ka lënë trashëgimi një numër të madh romanesh mahnitës.

Librin e shkrimtares, “Një burrë”, e trajtoi ditën e sotme në “Sot Nuk Është e Hënë” gazetari, skenaristi dhe aktivisti Koloreto Cukali. Ky libër, është një roman ideologjik, roman mbi të vërtetën, roman mbi pushtetin dhe atë që i kundërvihet atij, roman klasik, roman modern, roman dashurie, roman i shkruar mrekullisht.

Këtë libër gazetarja ia ka kushtuar të dashurit të vet, një personazhi të jashtëzakonshëm, Aleksis Panagulis, i cili ishte një nga rebelët më të mëdhenj të shekullit të kaluar. Atë e futën në burg sepse nuk hoqi dorë nga rebelizmi i tij, nga lufta e tij për popujt.

Ai ndoshta është imazhi që mund të na duhej në këtë periudhë pa heronj. Në qoftë se e blen këtë libër një burrë, ai do të gjejë te ky personazh atë që do të dëshironte të ishte, ndërkohë, një grua ndoshta do të gjejë një burrë siç do të donte ta kishte. Një histori tragjike dashurie, një personazh i jashtëzakonshëm, një hero më se i domosdoshëm në këto kohëra të ftohta.

Gjatë këtij muaji, të gjithë librat e autores Oriana Fallaci i gjeni me 20% ulje në Bukinist duke përdorur kodin Top Albania Radio.

Mos e humbisni këtë mundësi, përfito tani!

Libra për mendjen, e muzikë për shpirtin!