Art & Kulturë Sot Nuk Është e Hënë

Bukinist dhe TAR sjell të gjithë librat e Elif Shafak në dorën tuaj me një ulje fantastike!

Për të gjithë ju që nuk e njihni Elif Shafak është shkrimtare turko-britanike e cila lufton për të drejtat e grave si një aktiviste dhe folëse në publik.

Libri i saj bestseller “Dyzet rregullat e dashurisë” është analizuar në episodin e fundit në programin tonë “Sot Nuk Është e Hënë”, e përzgjedhur nga gazetari, skenaristi dhe aktivisti Koloreto Cukali. Ky libër trajton temën e dashurisë, shpirtërores dhe fizikes, së shkuarës e së tashmes. “Dyzet rregullat e dashurisë” jep një mesazh të fortë për fuqinë transformuese të dashurisë. Në qendër të historisë është Ela Rubinsteini, një grua dyzet-vjeçare, martesa e së cilës nuk duket e lumtur. Ajo merr një punë nga një agjensi botimi, ku duhet të shkruajë një raport pasi të lexojë librin “Blasfemi e ëmbël”, një roman i shkruar nga Aziz Zahara.

Gjatë këtij muaji, të gjithë librat e autores Elif Shafak i gjeni me 20% ulje në Bukinist duke përdorur kodin Top Albania Radio.

Mos e humbisni këtë mundësi, përfito tani!

Libra për mendjen, e muzikë për shpirtin!