Celebrities Gossip Showbiz

“Bukurisë i ikën lezeti, pastaj me kë do flasësh?”, Donaldi dhe Trixa diskutojnë me njëri- tjetrin!

Disa pakënaqësira po ndodhnin prej ditësh mes çiftit më të përfolur brenda shtëpisë, Donaldit dhe Beatrix. Para pak ditësh Beatrix ishte shumë e mërzitur nga nominimi i mikut të saj, Dagz, ku dhe u shpreh se ne do të eleminohej ai, do të dilte dhe ajo dhe kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Donaldit.

Edhe gjatë spektaklit prime të “Big Brother VIP” u fol gjatë në lidhje me çiftin ku Beatrix shprehu rezerva në lidhje me qëndrimin e Donaldit. Sipas saj ai është ftohur dhe nuk sillet më si në fillim me të. Pas mbrëmjes, të dy kanë folur me njëri-tjetrin por biseda ka qenë e tensionuar dhe madje ata kanë përmendur edhe ndarjen.

Por, çifti duket se tanimë janë rikthyer sërish siç ishin dhe i kanë zgjidhur keqkuptimet mes tyre. Ata sërish puthen dhe përqafohen si më parë, por duket se sërish diçka ka nxitur diskutim mes tyre. Teksa po flisnin në oborrin e shtëpisë, dyshja po flisnin lidhur me gjërat që pëlqejnë te një person dhe kjo ka bërë që të zbulohen mendimet e ndryshme që ata kanë.

Beatrix: “Pëlqimi i parë është pamja e jashtme.”

Donald: “Bukurisë i ikën lezeti. Pastaj me kë do flasësh? Me bukurinë? Unë i kam qejf vajzat me karakter të fortë.”

Megjithatë, gjatë mbrëmjes së djeshme ku banorët po luanin një lojë me qëndrim në një kuti të vogël kartoni, edhe pse në kushte të vështira Donaldi dhe Trixa nuk i kursyen ngacmimet me njëri- tjetrin, ku madje aktori ju drejtua kësaj të fundit me fjalët: “Sytë i ke fiksim. Buzën e ke të bukur, ta ha fare”