Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Live From Tirana

Bullizmi ndaj Lianës, Sindi Mila për TAR: “Më bën përshtypje me Albi Nakon sepse ai vetë është gjykuar dikur…”

Ditën e sotme në emisionin “Live From Tirana” për të diskutuar lidhur me një ngjarje që ka pasur shumë reagime në rrjetet sociale, ishte e ftuar Sindi Mila e cila gjithashtu ka reaguar në lidhje me emisionin “T’ka mami yll” ku gazetarja Erjona Rusi dhe koreografi Albi Nako të cilët janë pjesë e jurisë, janë shprehur në një formë të gabuar dhe jo etike për një vajzë e quajtur Liana, pjesë e emisionit.

Për më tepër na flet vetë Sindi lidhur me postimin në profilin e saj në Instagram.

Unë Instagramin nuk e përdor vetëm për të qenë ajo vajza ‘funny’ por e përdor edhe për kauza të ndryshme dhe reagoj, sidomos kur vjen puna tek fëmijët, kur ju mohohen të drejtat e tyre. Unë ndihem keq kur ata ndihen keq, sidomos kur flasin për disa kile më tepër. Ata mund të bëjnë çfarë të duan, mund të kërcejnë, të luajnë, për më tëpër janë fëmijë dhe nuk mund të gjykohen nga trupi i tyre. Unë mendoj se ata kuptojnë më shumë se ne të rriturit, nuk reagojnë por më vonë pasojat janë shumë të dukshme sidomos në moshën e adoleshencës, shfaqin problematika në shkollë, në punë dhe në rastin e asaj vajzës do të ndikojë në vetëbesimin e saj më vonë.

Por çfarë përjetoi Sindi kur e pa lajmin lidhur me këtë situatë?

Kur e kam parë lajmin, më beso jam dridhur. Kam qenë në punë, kam dalë në ballkon dhe jam dridhur dhe më janë mbushur sytë me lot.

A është ndjerë vetë Sindi e bullizuar?

Kur pashë lajmin që një vajzë e vogël po privohej nga pasioni i saj më kanë ardhur shumë momente të fëmijërisë sime në mendje. Mua nuk ma kanë thënë në sy, por ama kujtoj një moment që më ka ngelur vërtet në mendje. Kur kam qenë në shkollë, informatikën e kisha shumë qejf dhe një ditë kur vjen mami në takim me prindër, zysha e informatikës i thotë ka marrë notën 8 kur nuk kisha bërë asnjë provim për të marrë këtë notë. Mami i thotë se si ka mundësi, vajza di ‘power-point’ që në klasë të 4-të dhe më pas zysha i ka kërkuar ndjesë, duke i thënë se ndoshta e kam paragjykur duke e parë ashtu siç është kam menduar se nuk di. Më pas kam bërë një provim dhe kam marrë pikët maksimale dhe ky rast më ka ndjekur gjithë kohës. Pesha ime nuk ka të bëjë me atë çfarë unë jam. Kur e bëjnë të rriturit këtë gjë që bullizojnë, është më e vështirë, sidomos para publikut, sepse flet një Shqipëri e tërë për ty, për peshën tënde. Diçka tjetër që kam vënë re, është që edhe konkurrentët fëmijë me njëri-tjetrin silleshin shumë keq. Thashë mos ndoshta kjo vjen nga shembujt që shohin në televizion dhe rreth vetes së tyre, pra janë shumë faktorë që ndikojnë dhe këta fëmijë sillen shumë keq me njëri-tjetrin dhe ky është një problem shumë i gjerë.

I ka ndodhur ndonjëherë Sindit të ketë reaguar në një formë agresive ndaj këtij fenomeni? Ajo na tregon se:

Për veten time jo, por kur kam parë gjëra që kanë cënuar dikë tjetër jam “hedhur” direkt në sulm dhe kam reaguar.

Erjona Rusi ka reaguar duke thënë se batuta që bëri ishte e gabuar por nuk ishte bullizëm. Si e gjykon Sindi këtë?

Kam ndjekur edhe një emision që Albi dhe Erjona folën publikisht dhe ajo që mua nuk më pëlqen është që sjellja e tyre tani e tutje do jetë e mirë por do duket shumë fallco. Unë e kam parë puntatën dhe Erjona shpjegon se jashtë kamerave po flisnin për sufllaqe dhe muhabeti është vazhduar përpara kamerave. Në televizion mund të bëhet një montazh gabim dhe duhet të kesh kujdes që bisedat që bëhen në ‘backstage’ t’i lesh aty.

Por a është mirë të reagosh në këtë fazë të situatës?

Shumë mirë që kanë reaguar sepse njerëzit presin një përgjigje. Ndoshta janë justifikime por e thanë diçka. Të dy kërkuan falje por falja nuk i rregullon gjërat, nuk rregullon atë që ka ndierë ajo vajza në ato momente. Kërcimi është diçka që ta ngre shpirtin peshë dhe nuk bëhet që ti më vonë të bëhesh balerinë, por është kënaqësi dhe pse jo një vajzë e vogël ta shijojë këtë kënaqësi. Jo të gjithë që do shkojnë në kurs baleti do të bëhen balerinë të famshëm më vonë. Më bën më tepër përshtypje që Albi shpesh herë është komentuar dhe gjykuar që trupi i tij nuk është se ka qenë aq i përkryer sa për të qenë një balerin. E ka provuar vetë, e ka luftuar këtë, ka bërë gjithë atë punë, është profesionist dhe i ka provuar të tjerëve të kundërtën. Po pse ja hedh poshtë një vajze, kur ti e ke provuar vetë?

E pyetur nga prezantuesja e emisionit Ksenja Shoshaj se a mund të ketë ndodhur kjo situatë për klikime, Sindi përgjigjet duke thënë se dhe mundet të ndodhë.