Celebrities Live From Tirana Music Showbiz

Bullizmi ndaj Ronela Hajatit, Eurovision vjen me një paralajmërim të fortë!

“Ajo ishte e para që doli në skenën e Pala Olimpico për provat dhe gjithashtu e para që u ‘pushtua’ nga kritikat. Në të vërtetë, ata që kanë vënë në shënjestër Ronela Hajatin, e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, janë fyerje të vërteta, tallje, foto të këngëtares, e cila po sulmohet nga kritikët për pamjen e saj fizike”,-kështu shkruan gazeta italiane ‘La Repubblica’ për Ronela Hajatin për sulmet që ka marrë lidhur me pamjen fizike.

Sipas gazetës italiane, organizatorët janë detyruar që të mbajnë një qëndrim, diskriminimi nuk do të tolerohet. ‘La Repubblica’ shkruan se paralelisht me ofendimet ndaj Ronelës, në rrjetet sociale kanë nisur edhe sulmet frontale ndaj makinerisë së EBU (European Broadcasting Union, që mbledh operatorët kryesorë televizivë) për mënyrën se si po menaxhon përgatitjet para spektaklit. Kjo ka ardhur dhe për problemet teknike si mosfunksionimi i “diellit kinetik” që do të ishte pika e fortë e skenografisë si dhe për mënyrën e organizimit nga ekipi italian.

Reagime të shumta ka pasur dhe nga mungesa e Blancos, përfaqësuesit të Italisë që këndon bashkë me Mahmood, në provën e parë që u mbajt para disa ditësh. E gjithë kjo ka sjellë një deklaratë publike nga EBU-ja.

Ne dënojmë fuqishëm të gjitha format e diskriminimit dhe jemi të tronditur nga niveli serioz i arritur nga abuzimi në internet që u është drejtuar atyre për të cilët punojnë fort për të prodhuar spektaklin e këtij viti.

Jo vetëm kaq, EBU flet për sulme që janë nisur edhe në llogaritë e tyre personale. Ofendimet kanë shkuar deri aty sa organizatorët paralajmërojnë këdo që kapërcen kufirin.

Çdo sjellje e paligjshme do të bllokohet menjëherë dhe në raste të rënda ne do t’i denoncojmë personat e tillë tek autoritetet kompetente vendore.

Megjithatë, rikujtojmë që kënga e Ronelës ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme. Këtë vit festivali më i madh muzikor evropian do të zhvillohet në Pala Olimpico në Torino, Itali në datat 10, 12 dhe 14 maj në orën 21:00. Mbrëmjen e parë të këtij festivali do ta çelë pikërisht artistja Ronela Hajati, e cila pritet të vijë më shpërthyese se kurrë dhe me një performancë spektakolare. Lidhur me pjesën teknike dhe të gjitha përgatitjet, ka reaguar Ardit Çuni.

Së fundmi Ronelën shpesh e kemi parë pjesë së eventeve që janë organizuar përpara se të fillojë Eurovizioni. Një ndër to ka qenë edhe konferenca për shtyp e zhvilluar në Torino, për të gjithë pjesëmarrësit e festivalit europian ku mund të themi se Ronela u shfaq si një divë e vërtetë me një ‘look’ shumë unik. Po aq unik madje ishte dhe paraqitja e djeshme. Për të na folur më shumë mbi detajet e veshjeve deri më tani, Niko Komani në një lidhje me Skype për “Wake Up” tregon më shumë.