Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Ina Kollçaku: “Unë maksimumi jepem me qira…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Ina Kollçaku për të folur rreth një teme delikate të shoqërisë sonë dhe jo vetëm. Shumë vajza sot të cilat janë të bukura, të zgjuara dhe të arrira në jetë shihen me një sy skepticizmi nga djemtë. Përse ndodh ky fenomen sipas Inës?

Mbaj mend njëherë që më tha Ed Manushi: “Ti Ina do mbetesh si vajzat e bukura të kohës së Enverit, pa burrë”.(qesh) Unë nuk ankohem, kam pasur raporte të mira që më kanë zgjatur, has vështirësi në ndërtimin e kufijve por pastaj jam komode deri kur nuk jam më pastaj.(qesh) Mendoj që sa më shumë që të zhvillohesh, sa më komode të jesh me veten tënde aq më pak toleron në një marrëdhënie. Unë nuk kam bërë kompromise në marrëdhëniet e mia. Sa më shumë që ti rrit vetbesimin, rutinën dhe pavarësinë tënde aq më të vështirë e ke të lejosh dikë të thyejë kufijtë e tu. Ndërkaq, kam parë vajza që janë dashuruar me gjëra kot palidhje, ka pasur dhunë në marrëdhënien e tyre por vetëm se ka pasur një fije emocionale kanë mbetur te ajo marrëdhënie abuzive.

Bullizmi në një marrëdhënie romantike, si e komenton Ina?

Dhunë e pastër. Vajzat e kanë të veshtirë të indentifikojnë dhunën sepse e kanë patologjike nevojën të jenë vajza të mira. Të pranosh dhunën nuk të bën ty vajzë të keqe. Problemi me rrethet e Shqipërisë është që gratë bëjnë punën e burrave, durojnë edhe dhunën, kjo është e tmerrshme. Meshkujt pretendojnë që e kanë shpëtuar, madje duhet t’i blejnë edhe linesin se ato nuk plotësojnë dot as nevojat e tyre higjienike. Me lines apo pa lines gratë hajnë shumë shpulla. Kur kam qenë e vogël shikoja në Malësi gra të moshave të treta që ishin të ngarkuara me drru dhe bashkëshorti qëndronte pas tyre i pangarkuar me asnjë punë dhe thjesht i ruante. Gratë në Shqipëri punojnë, dhunohen dhe nuk flasin për të drejtat e tyre sepse kështu bëhen gra të këqija.