Aktualitet

Burg anglez në Shqipëri?! Ja çfarë parashikon marrëveshja mes dy vendeve!

Shqipëria dhe Britania e Madhe nënshkruan së fundmi një marrëveshje për shkëmbimin e të dënuarve në institucionet e burgimit. Pala angleze duket se ka pranuar propozimin që të asistojë financiarisht për strehimin e shqiptarëve që pritet të transferohen në vend, edhe nëpërmjet ndërtimit të një burgu të ri.
Britania e Madhe është treguar e gatshme të ndërtojë një burg të ri ose të rinovojë një ekzistues në Shqipëri për të transferuar aty shqiptarët e dënuar nga gjykatat britanike.
Propozimi mësohet se u bë ditë më parë nga qeveria shqiptare, përkatësisht nga ministrja Etilda Gjonaj, në kuadër të nënshkrimit të një marrëveshjeje dypalëshe që thjeshtëzon rregullat për personat e dënuar që ta vuajnë dënimin e plotë në vendet përkatëse.


Sipas kushteve të marrëveshjes, shteti shqiptar do të duhet të paguajnë 44,600 £ për një të burgosur të ekstraduar nga Britania. Transferimi i të dënuarve të parë pritet të nisë në fillim të vjeshtës. Të burgosurit mund të transferohen edhe pa pëlqimin e tyre.
Shqiptarët përbëjnë grupin më të madh të të huajve në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, me më shumë se 1 500 të dënuar, rreth 10 përqind e totalit të të burgosurve të huaj.