Bota

Burri hidhet drejt vdekjes nga ura në Londër, pasi qëllohet disa herë me rrymë nga policia

Një burrë që ishte hedhur në lumin Tamiz nga një urë në Londër pas konfrontimit me policine, njoftohej sot se ka humbur jetën.

40 vjeçari me ngjyrë ishte konfrontuar me oficerët mëngjesin e djeshëm në urën Chelsea Bridge.

Policia tha se kishte reaguar ndaj njoftimit për një burrë të armatosur me kaçavidë që bërtiste dhe sillej në mënyrë kërcënuese.

Oficerët thanë se burri nuk bashkëpunonte me ta dhe i kishte sfiduar, prandaj e qëlluan me pistoletat me rrymë elektrike, por kjo sipas tyre nuk i kishte ndihmuar ta arrestonin.

I dyshuari më pas ishte hedhur në ujë, nga ku u shpëtua dhe u dërgua në spital. Por mjekët njoftuan se ai kishte vdekur mëngjesin e djeshëm.

Zëdhënësi i policisë Steve Noonan tha: “Ne kemi folur me familjarët e të ndjerit për t’i shprehur ngushëllimet dhe për të shpjeguar arsyet e përfshirjes tonë. Simpatia jonë është me familjarët në këtë moment të vështirë”.

Komandanti Alexis Boon, shtoi: “Mendimet tona janë me familjarët e viktimës në këtë kohë të vështirë. Ne i ofrojmë ngushëllime të sinqerta për humbjen tragjike”.

“Oficerët shkojnë në punë për të mbrojtur publikun dhe një incidenti i tillë kur personi lëndohet pas kontaktit me policinë, është sigurisht shqetësues.”

“Sipas raportimeve burri ishte i armatosur dhe bërtiste me zë të martë në vendndodhje. Oficerët u sfiduan prej tij në urën Chelsea Bridge. Ata kishin përdorur pistoletat me rrymë por kjo nuk i ndihmoi ta arrestonin”.