Bota Botë e Çuditshme Lifestyle

Burri nga Senegali i vë detyrë vetes të mbjellë 5 milionë pemë!

Një burrë në Senegalin jugor i ka vendosur vetes detyrën për të mbjellë pesë milionë pemë gjatë pesë viteve të ardhshme. Ky projekt vizionar erdhi tek Adama Diémé kur ai u kthye në shtëpi në rajonin Casamance në 2020 pas disa vitesh pune në Evropë. 48-vjeçari u trondit kur pa se në fshatrat që më parë kishin me qindra pemë gjigante, tani kishin mbetur vetëm shkurre të vogla. Ai tha për BBC se:

Në disa fshatra, nuk mund të gjesh një pemë. Ata i presin por nuk mendojnë të mbjellin përsëri.

Diémé, i cili tani punon si menaxher projekti për një organizatë joqeveritare spanjolle në Casamance dhe gjithashtu vullnetar si trajner bujqësor, është i vendosur të ndryshojë gjithçka. Ai filloi të mbledhë para për ta bërë ëndrrën e tij realitet dhe ka përdorur 5,000 dollarë nga xhepi i tij për të nisur iniciativën. Ai ka punuar shumë për t’u angazhuar me komunitetet anembanë rajonit dhe për të kontaktuar gratë, të cilat ai e dinte se do të ishin në gjendje të përballonin sfidën e organizimit të mbjelljes masive të fidanëve.

Ju shkoni në një fshat dhe nuk ka gra, është një fatkeqësi. Por nëse shkon në një fshat vetëm me gra, është parajsë, ato janë punëtore dhe punojnë çdo ditë gjithë ditën. Nëse doni të udhëheqni një projekt të mirë, filloni me gratë.

Gjatë tre viteve të fundit janë kujdesur për më shumë se 142,000 fidanë dhe kanë zënë rrënjë. Kjo do të thotë se duhet bërë ende një sasi marramendëse e mbjelljes nëse Diémé do të arrijë qëllimin e tij brenda pesë viteve të ardhshme. Pemët baobab, të cilat mund të jetojnë në tokë dhe në ujë të kripur ose të ëmbël, tani janë mbjellë përgjatë vijës bregdetare.

Pemët mund të na shpëtojnë. Pemët janë shpresa jonë për jetë.

Rikujtojmë, se verën e vitit të kaluar zjarret malore shkaktuan një katastrofë të madhe në ishullin italian të Sardenjës, duke djegur mbi 28,000 hektarë tokë dhe duke zhvendosur mijëra persona nga shtëpitë e tyre. Pothuajse gjysma e tokës së prekur u dogj në një zjarr të vetëm katastrofik që preku rajonin Montiferru, pranë bregut perëndimor të ishullit. Tani, Montiferru po teston një sistem të ri paralajmërimi për zjarret, i zhvilluar nga një startup gjerman i quajtur ‘Dryad’ sipas nimfave të mitologjisë greke që jetojnë në simbiozë me pemët.