Botë e Çuditshme Health & Beauty Lifestyle

Burri zbulon sëmundjen e rëndë në veshka në mënyrën më të çuditshme!

Rreth pesë vjet më parë, Richard Bernstein filloi të përjetonte një dhimbje misterioze në gishtin e këmbës së djathtë.

Shkova te mjeku im. Mendova se kisha thyer gishtin e këmbës, por ai nuk mund të gjente asgjë që nuk shkonte me të.

Dy vjet më vonë, dhimbja i kaloi në kyçin e këmbës, kështu që ai shkoi te një mjek ortoped, i cili mendoi se kishte stenozë, një ngushtim i hapësirave brenda shtyllës kurrizore që ndonjëherë trajtohet me terapi fizike. Dhimbja e këmbës dhe kyçit të këmbës vazhdoi, duke ndikuar lehtë në lëvizshmërinë e tij. Më pas, në mars të vitit 2022, këmba e tij e djathtë u fry dukshëm. Ai shkoi te mjeku i përgjithshëm, i cili bëri një skanim të barkut gjatë ekzaminimit të tij. Mjeku e dërgoi menjëherë te drejtori i urologjisë, i cili dha lajme shqetësuese.

Ai më tha se më kishin mbetur edhe katër ditë për të jetuar.

Skanimi i barkut tregoi se babai i një fëmije kishte një tumor të madh kanceroz në veshka dhe tromb tumoral që ishte rritur përmes venës renale dhe mbushte vena kava, e cila është vena kryesore që derdhet në zemër. Grasso bëri që Bernstein të shtrohej në spital, kështu që ai, së bashku me kirurgun kardiotorakal Michael Hemli dhe kirurgun vaskular Alfio Carroccio, mund të kryenin një procedurë komplekse për të hequr tumorin.

Por testimi para operacionit zbuloi çështje më të ngutshme mjekësore. Dy nga arteriet koronare kryesore të Bernsteinit ishin 99% të bllokuara dhe mëlçia e tij po dështonte sepse sëmundja malinje po pengonte funksionin e saj. Mjeku tha se:

Ai ishte në fije të perit. Ka njëkohësisht dy probleme kërcënuese për jetën.

Treshja e kirurgëve duhej të hiqnin tumorin dhe të kryenin një bypass. Procedura zgjati gati 12 orë dhe ishte një lloj simfonie mjekësore. Së pari, ata duhej të kontrollonin qarkullimin duke mbyllur rrjedhën e gjakut pa dëmtuar trurin. Për ta arritur këtë, ata lidhën Bernstein në një makinë të mushkërive dhe zemrës që ftoh trupin në 18 gradë.

Ne nuk mund të hapim vena kava dhe të nxjerrim mpiksjen dhe ta mbyllim përsëri sepse gjakderdhja është e rrëmbyeshme. Ne duam të ndalojmë plotësisht qarkullimin.

Ndërkohë që trupi po i nënshtrohej procesit dyorësh të ftohjes, Hemli dhe ekipi i tij kryen bypass-in koronar. Pastaj treshja shkoi për të hequr veshkën dhe tumorin. Bernstein, pas operacionit tha se:

Nëse nuk do të më fryhej e gjithë këmba, do të kisha vdekur.

Pas një jave, ai u largua nga spitali duke nisur kështu rrugën e rimëkëmbjes.