Gossip Showbiz

Butrint Imeri bën gjestin e ëmbël me fansen e tij…

Disa javë më parë, në emisionin më të dashur për të gjithë, “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua një histori tjetër plot forcë dhe frymëzim e një vajze të vogël që quhet Gloria. Ajo prej vitesh po lufton me një sëmundje të rëndë që e ka privuar për të shijuar fëmijërinë apo të dalë me shoqërinë e saj, një jetë ndryshe nga moshatarët e saj.

Idhulli i saj është Butrint Imeri dhe ai ishte i ftuar në program, nga ku këngëtari i saj i preferuar nuk nguroi ta ftonte publikisht në koncertin e tij të parë pas periudhës së pandemisë. Diçka e tillë ndodhi dhe artisti e mbajti fjalën e dhënë duke i falur lumturi fanses së tij të vogël.

Një takim i tillë është bërë i ditur me anë të disa InstaStory që ka postuar Butrinti në Instagramin e tij.