Celebrities Gossip Showbiz

Butrint Imeri arrin një super sukses me një nga hitet e tij!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

E duket se artisti nuk ka ndërmend të ndalet dhe sapo ka publikuar hitin e parë për këtë sezon veror. Themi me plot gojë një hit, pasi vetëm pak kohë pas publikimit ‘Diskoteka’ ka numëruar miliona klikime. Por, jo vetëm projektet më të fundit, por dhe ato që kanë kaluar kohë nga publikimi vazhdojnë të dëgjohen. Një ndër to është një nga hitet e tij ‘Dujëm’ e cila arriti plot 100 milion klikime në një vit edhe pse një këngë solo. Këtë e ka treguar vetë Butrinti me anë të një postimi në Instastory.

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. Reperi, gjithashtu njihet edhe për miqësinë shumë të mirë që ka me këngëtarin Butrint Imeri dhe shpesh e postojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale ashtu si kanë qenë dhe më të fundit ku teksa kanë treguar se kanë qenë së bashku për të performuar në një koncert në Dusseldorf,  krahas duket se na kanë zbuluar dhe një ‘sekret të vogël’.