Music Showbiz

Butrint Imeri do të na sjellë verën në dhjetor?! Për çfarë e ka fjalën?

Ky vit ka qenë një super sukses për botën e muzikën, por sidomos për një këngëtar shumë të dashur, Butrint Imerin.

Projektet e tij muzikore na kanë shoqëruar në çdo moment të stinës së verës dhe nuk kanë munguar koncertet me qindra njerëz prezent për të shijuar performancën e artistit.

Suksesi i tij më i fundit ka qenë kënga “Kuku” që u kthye në refrenin e verës si dhe duke u përdorur si mbishkrim në shumë foto nëpër rrjete sociale.

Por duket se këngëtari nuk e ka mbyllur me kaq për këtë vit, pasi disa orë më parë ka postuar dy InstaStory në të cilat shpreh se shumë shpejt do të rikthehet me një projekt të ri, i cili do të ketë të njëjtin ‘vibe’ me ato të verës. Sipas tij kjo këngë do të na risjellë verën në muajin dhjetor.

Duhet ta pranojmë se mezi po prësim të dëgjojmë se çfarë ka përgatitur këtë herë Butrinti, por ai gjithashtu tregoi se ndoshta mund të mos vijë vetëm. Atij mund t’i bashkohet dhe një artist/e tjetër. Këtë gjë ai e ka bërë në formë pyetje se si mendon ndjekësit e tij për këtë projekt, do të jetë solo apo një bashkëpunim.

Kujtojmë se përpos “Kuku”, Imeri ka patur dhe dy këngë të tjera tepër të pëlqyera që kanë qëndruar në krye të klasifikimeve për javë me rradhë, “Dujum” dhe bashkëpunim me artistin shumë të dashur, Ledri Vula dhe bukuroshen e talentuar, Kidën, “Dale”.