Celebrities Gossip Showbiz

Butrint Imeri falenderon adhuruesit e muzikës së tij, por cila është arsyeja këtë herë?

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Më në fund u zbulua se cila ishte surpriza që Butrinti kishte disa ditë që paralajmëronte në rrjete sociale. Befasia e madhe ishte publikimi i këngës së tij të re, e cila titullohet “Lule e Dashnisë”, e cila është pëlqyer shumë nga publiku e vetëm pak më parë këngëtari me anë të një ‘Instastory’ i ka falenderuar të gjithë adhuruesit e muzikës së tij, pasi kënga tashmë ka kaluar 3 milionë klikime në platformën YouTube.

3 milionë falenderime për të gjithë ju

Këngëtari ka postuar një foto të tij, ku duket shumë i trishtuar dhe ka shkruar një pjesë nga teksti i këngës së tij të re, e cila mendohet që nuk është thjesht një pjesë nga kënga, por një fjali dedikuese për dikë.

Kiara Tito dhe Butrint Imeri do të mbeten gjithmonë një nga dyshet më të komentuara në showbizin shqiptar. Lidhja e tyre prej disa kohësh ka zgjuar gjithmonë shumë kuriozitet. Përpos muzikës, Butrinti shpesh është përfolur dhe për jetën e tij private, ku për një kohë të gjatë u spekulua për një marrëdhënie me prezantuesen edhe pse kjo gjë nuk u pohua nga asnjëra palë.