Celebrities Gossip Music Showbiz

Butrint Imeri falenderon të gjithë mbështetësit e tij për suksesin e këngës së re!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Ditët e fundit kudo aludohej se Butrinti do të ishte pjesë e një surprize për Kiarën brenda shtëpisë së ‘BBV2’, si për ditëlindjen e saj ashtu edhe në ‘Prime-in’ e kaluar, pasi vetë këngëtari paralajmëronte një befasi. Ama një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe ditën e djeshme më në fund u zbulua se cila ishte surpriza që Butrinti kishte disa ditë që paralajmëronte në rrjete sociale. Befasia e madhe ishte publikimi i këngës së tij të re, e cila titullohet “Lule e Dashnisë”. E duket se kënga menjëherë është pëlqyer shumë nga publiku, pasi vetëm brenda 1 dite ka kaluar 1 milion klikime e këtë na e ka treguar vetë Butrinti me postimin e fundit në Instastory.

1 milion/1 ditë

Një milion falenderime për të gjithë ju që vazhdoni të më mbështesni dhe duke thyer rekorde edhe me balada.

Nuk kam koment!

Kiara Tito dhe Butrint Imeri do të mbeten gjithmonë një nga dyshet më të komentuara në showbizin shqiptar. Lidhja e tyre prej disa kohësh ka zgjuar gjithmonë shumë kuriozitet. Përpos muzikës, Butrinti shpesh është përfolur dhe për jetën e tij private, ku për një kohë të gjatë u spekulua për një marrëdhënie me prezantuesen edhe pse kjo gjë nuk u pohua nga asnjëra palë.