Celebrities Gossip Showbiz

Butrint Imeri paralajmëron këngën e re dhe e cilëson si hitin e rradhës!

“Dale” është kënga më e fundit e Butrint Imerit, të cilën e solli në bashkëpunim me këngëtarët e njohur Kida dhe Ledri Vula. Kënga arrin të numërojë mbi 45 milion klikime në vetëm 2 muaj pas publikimit. Një hit i cili ka kaluar kufijtë dhe po dëgjohet në të gjithë botën. Kënga u klasifikua në vendet e para të listave në vendet si Zvicër,Gjermani dhe Itali.

E mesa duket, Butrinti ‘ja ka marrë dorën’ hiteve dhe nuk ka të ndalur. Vetëm dy muaj pas publikimit të “Dale”, Butrinti paralajmëroi me anë të një Instastory se do të sjellë një projekt të ri muzikor.

KUKU, një tjetër hit

Kënga e tij e re mban titullin “Kuku”, por nuk dimë detaje të tjera si data e publikimit apo zhanrin e muzikës, megjithatë na mbetet të presim deri në një njoftim tjetër nga këngëtari.

Së fundmi, Butrinti po përflitet për një lidhje të mundshme, megjithatë vetë këngëtari ka zgjedhur të reagojë në rrjete sociale duke i mohuar këto spekulime. Ai ka zgjedhur t’i përgjigjet lajmeve në një mënyrë shumë ironike. Ai ka postuar një fotografi të ‘photoshop-uar’ në Instastory ku shfaqet pranë një tigri dhe një vajze të veshur në mënyrë shumë provokuese. Këtë foto e ka shoqëruar me vargjet e këngës së Ledrit: “Unë jam single plus kam mas shumti femra!” Kështu, artisti ka mohuar zërat se është në një lidhje.