Celebrities Gossip Music Showbiz

Butrint Imeri së shpejti vjen me “Lejla”!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

E tashmë vera dhe pushimet kanë mbaruar dhe të gjithë i janë kthyer punës për këtë sezon të ri. Disa prej artistave kanë nisur të publikojnë këngët e tyre të reja e disa ende po punojnë për to. Vetëm pak më parë me anë të një video të postuar në Instastory, Butrinti na ka treguar se ka gati projektin e ri muzikor dhe ka improvizuar një pjesë nga kënga, ku na ka treguar gjithashtu se do të titullohet “Lejla”.

Artisti, gjithashtu njihet edhe për miqësinë shumë të mirë që ka me reperin Don Xhoni dhe shpesh e postojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale ku nuk i kursejnë fjalët më të mira që tregojnë afrimitetin mes tyre.

AM & PM’ quhet dueti mes Butrint Imerit dhe Kidës. E duket se kënga është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe adhuruesit e muzikës së tyre, pasi kënga e tyre ka kaluar 28 milion klikime në platformën YouTube, duke u renditur kështu në një nga këngët më të pëlqyera të sezonit.