Celebrities Gossip Lajmet e fundit Showbiz

Butrint Imeri zbulon datën e publikimit të “Lejla” dhe është më afër seç e prisnim!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

E tashmë vera dhe pushimet kanë mbaruar dhe të gjithë i janë kthyer punës për këtë sezon të ri. Disa prej artistave kanë nisur të publikojnë këngët e tyre të reja e disa ende po punojnë për to. Së fundmi me anë të një video të postuar në Instastory, Butrinti na ka treguar se ka gati projektin e ri muzikor dhe ka improvizuar një pjesë nga kënga, ku na ka treguar gjithashtu se do të titullohet “Lejla”. Ditën e sotme artisti na ka zbuluar datën e publikimit dhe mund të themi se është më shpejtë seç e prisnim. Kënga e re do të publikohet në datën 1 tetor.

Artisti, gjithashtu njihet edhe për miqësinë shumë të mirë që ka me reperin Don Xhoni dhe shpesh e postojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale ku nuk i kursejnë fjalët më të mira që tregojnë afrimitetin mes tyre.

AM & PM’ quhet dueti mes Butrint Imerit dhe Kidës. E duket se kënga është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe adhuruesit e muzikës së tyre, pasi kënga e tyre ka kaluar 28 milion klikime në platformën YouTube, duke u renditur kështu në një nga këngët më të pëlqyera të sezonit.