Aktualitet

‘Butrinti’ diksutohet në Kuvend, replika të forta Berisha-Balla!

Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend  ka reaguar me kritika dhe akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit. Ai thotë se në këtë zonë është parashikuar që të ndërtohen vila, duke thënë se po rrëmbehen toka për të bërë ndërtime.

“Sot diskutohet për një nga çështjet më me rëndësi, diskutohet për Parkun e Butrintin, që ka një pasuri ndoshta si në asnjë park tjetër në Europë dhe më gjerë. Në vitin 2005 pas një studimi nga qeveria paraardhëse të një grupi të gjerë specialistësh, u vendos që Parku i Butrintit të shtrihet në zonën A1 e cila është zona Rama me pasuri të jashtëzakonshme. Kemi edhe zonën A2 me biodiversitetin më të lartë në Europë, Kepi i Stillës. Çfarë ka bërë Rama për pasurinë kombëtare, ai ka  shfrytëzuar një plani menazhimi të zonës A3 ka nxjerrë jashtë parkut zonat e tjera. Ka parashikuar të ndërtojë 620 vila në Kepin e Stillës, restorte turistike në Gjirin e Manastirit. Zotërinj të fondit nuk ju takonte të shndërroheshit në mashë për të kënaqur ambiciet e tij, unë kam respekt për kontributin e tyre në Shqipëri, por zotërinj keni që ju kur qeveria e mëparshme zgjeronte një rrugë që  protestonit, përse u zgjerua rruga. Kurse tani ju bëni një plan menaxhimi që shërben si pretekst për ata që duan të dinë të vërtetën, për të rrëmbyer toka dhe për të bërë ndërtime. Këtu është problemi i kësaj marrëveshje që do shkojë në histori si një nga marrëveshjet më korruptive. Fondi është autor i planit të menaxhimit dhe ka bërë një plan tjetër që nuk e publikon sepse nuk thotë këto që thotë plani i dytë. A ekziston konflikti i interesit, në këtë rast, a është një nga parimet madhore të korrupsionit”, tha Berisha në Kuvend.

Gjithashtu Berisha është treguar i ashpër edhe ndaj ministres së Kulturës Elva Margariti, duke iu drejtuar ” Je shumë e egër me punonjësit”

“Shkruhet se je e shumë e egër me punonjësit, qenia jote në bord për dy vjet dhe me emër të akuzon shumë rëndë. Ti mund të jesh në Bord por je ministrja e Kulturës dhe ajo pasuri ka të garantuar se edhe për 10 vite ministrja e Kulturës është anëtare Bordi kurse marrëveshje shkrua se pas dy vitesh zgjidhet dikush tjetër”, tha Berisha.

Kundërpërgjigja për Sali Berishën i cili tha se Parku i Butrintit po jepet me qëllim që të ndërtohen vila, ka ardhur nga Taulant Balla. Balla ka akuzuar se të gjithë personat të cilët janë kundër marrëveshjes, nuk i intereson Butrinti. Akuzat e tij për Fondin Amerikan, për Ballën janë të qëllimshme që vijnë nga një njeri i shpallur ‘Non Grata’

“E ka marrë mbështetjen e shumicës është votuar dhe është një prej marrëveshjeve që i bëjnë mirë vendit tonë, do të rrisin turistët që do të vijnë të shohin këtë pasuri të madhe kombëtare. Hyri në terma dhe në çështje që as nuk i merr vesh as nuk i kishte kuptuar e as nuk do ti kuptojë, të ngatërrosh zonën e mbrojtur natyrore e të thuash do ndërtohen vila, zot na ruaj mendjen.

Një gjë është konfuzioni i këtij diskutimi. Asnjëri nga ju që jeni kundra nuk keni pasur merak për Butrintit. Gjëja e fundit që ju shkon në mend është Butrinti. Më vjen keq që një pjesë prej jush u mor peng nga non-grata e madhe që e nxori kokën sot, sepse iu turr fondacionit amerikan.

Sa ju thashë që kur të vijë kompania amerikane, do dilni kundër. Por ky është fondacioni shqiptar Kemi bërë me këtë fondacion punë të mira. Fondi është dekoruar, lartësuar kur zotëria ka qenë kryeministër. Por fondi nuk bën sot, se e ka emërtesën amerikan. Nuk bën! Po ta kishte emërtesë tjetër, nuk do të ishte këtu. Por keqardhja ime është se pse ju të tjerët i shkuat pas? Pse ratë pjesë e presionit. Fondi po bën një punë të shkëlqyer. Koha do të tregojë se investimet që do të behën sipas kontratës. Ai është kundër po pa amerikanë. E kam me ju këtu, me ju që votoni kundër këtu sot?! Ça ka Amerika që duhet votuar kundër? Butrinti ka qenë dhe do të jetë pronë e shtetit shqiptar”, tha ai.