Djersitja e tepërt është një ndjesi e pakëndshme. Për fat të mirë, djersitja mund të lehtësohet shumë thjesht, me një çaj. Vendosni dy qeska çaji të zi në katër gota me ujë të valuar dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta. Lagni një peshqir në çaj dhe fshini me të qafën, sqetullat, shpinën, fytyrën, këmbët, pëllëmbët. Për të reduktuar djersitjen, ky trajtim duhet të aplikohet një herë në ditë për disa javë. Përbërësit e çajit të zi ndikojnë në reduktimin e djersitjes, si dhe shkatërrojnë bakteret që krijojnë erë të pakëndshme të trupit.
Nëse bëni pjesë tek ai grup personash që djersiteni shumë, atëherë jeni në artikullin e duhur. Nutricionistja Rick Hay ka dhënë këshillat e saj se si ta freskoni trupin me produkte ushqimore dhe lëngje. Ajo këshillon marrjen e vitaminës B, sepse ajo zvogëlon stresin i cili çon në djersitje të shtuar, si edhe zvogëlim të alkoolit dhe të kafeinës. Gjithashtu, duhet konsumuar ushqim i lehtë dhe fruta, siç janë rrushi dhe shalqiri, të cilat treten më lehtë.
Vitamina B rregullon hormonet dhe e mban nën kontroll nivelin e stresit. Kur djersitemi shpesh bëhemi nervozë për shkak të djersitjes dhe njollave të cilat krijohen në rroba. Atëherë ngrihet edhe më shumë temperatura e trupit tonë, prandaj edhe bëhemi të nervozuar dhe i nënshtrohemi stresit. E gjitha kjo çon deri në djersitje të shtuar.