Politikë

Cakaj kërkesë Varhelyit: Politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet edhe në Shqipëri!

Mundësia që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor për të siguruar vaksinën kundër koronavirusit, në të njëjtën kohë si ato të Bashkimit Europian ishte në fokus të një takimi online të kryediplomatit në detyrë, Gent Cakaj me eurokomisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

Siç njoftohet zyrtarisht, Cakaj kërkoi që politika e vaksinimit e Unionit të zbatohet njëherazi dhe në Shqipëri.

Këtë ditë e filluam me një takim shumë të vyer me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi. Biseduam për mundësinë që vendet e Ballkanit Perëndimor të sigurojnë vaksinën kundër COVID në të njëjtën kohë si vendet e Bashkimit Evropian. Përderisa puna për të siguruar vaksinën sa më shpejt po vazhdon, sot i kërkuam Komisionerit që politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri. Në këto rrethana jashtëzakonisht të vështira, ky do të ishte shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”-ka thënë Cakaj.