Showbiz

Calvin Harris publikon projektin e ri muzikor, i frymëzuar nga vitet ’90

Dj dhe producenti i famshëm Calvin Harris është në prag të publikimit të albumit të tij më të ri “Hypnagogic (I Can’t Wait)” dhe për ta inaguruar siç duhet këtë gjë ai sapo lançoi edhe një projekt muzikor.

“Love Regenerator” quhet prurja më e re e artistit që është pritur me padurim nga fansat e tij. Në një intervistë të dhënë pak orë më parë, Harris u shpreh se të gjitha këngët e albumit të tij të ri janë frymëzuar nga vitet ’90.

“Doja të rikthehesha tek zanafilla ime. Tek arsyesja përse nisa të bëja këngë. Të gjitha këngët e albumit të ri sjellin një frymë nostalgjie për këngët house të viteve ’90, techno, undërground” -tha ai.