Celebrities Music Showbiz Sport

Camila Cabello do të performojë në finalen e Ligës së Kampionëve në Paris!

Finalja e Ligës së Kampionëve UEFA 2022 në Paris do të zhvillohet më 28 maj dhe së fundmi UEFA ka konfirmuar se këngëtarja e njohur Camila Cabello do të performojë live përpara ceremonisë së hapjes. Artistja e njohur e bëri të ditur lajmin në rrjetin e saj social Instagram me një video në të cilën këndon hitin e saj të vitit 2017 “Havana”.

Kësaj radhe, “Pepsi” ka zgjedhur Cabello-, për të ndezur skenën e Parisit gjatë sfidës Real Madrid-Liverpul. Camila e cila u bë e famshme me këngë si ‘Bam Bam’, ‘Señorita’ dhe ‘Havana’ do të performojë përpara finales së “Stade de France” në Paris, ndërsa Real Madridi përballet me Liverpool-in në një përsëritje të finales së 2018-ës të mbajtur në Kiev.

Me anë të një postimi në Instagram-in e saj, Cabello shkruan:

Jam e emocionuar që do të performoj në ceremoninë hapëse të finales së Ligës së Kampionëve e mundësuar nga Pepsi. Unë synoj të bëj një shfaqje vërtet të veçantë, duke bashkuar frymën e trashëgimisë sime latine dhe një ndjenjë bashkimi për adhuruesit e sportit dhe muzikës në të gjithë botën. Kam shumë surpriza për ju.

Rikujtojmë, se së fundmi Camila Cabello më në fund ka folur për dështimin e përfolur që ajo duroi kur u largua nga grupi “Fifth Harmony” në ndjekje të suksesit solo. Këngëtarja 25-vjeçare ishte anëtare e grupit hit të vajzave, i cili përbëhej nga Ally Brooke, Dinah Jane, Lauren Jauregui dhe Normani Hamilton dhe u formua në versionin amerikan të The X Factor në vitin 2012.

Grupi vazhdoi të nxirrte dy albume në ‘Top 20’ përpara se Camila të largohej nga grupi në dhjetor të vitit 2016. Thashethemet kanë qarkulluar që kur Camila u largua nga grupi se kishte armiqësi mes vajzave dhe tani bukuroshja kubano-amerikane ka lënë të kuptohen ndjenjat e saj të vërteta për ish-bandën e saj në një këngë të re të titulluar “Psychofreak”.