Celebrities Fashion

Camila Cabello frymëzohet nga stili i Era Istrefit për projektin e saj më të ri muzikor!

Së fundmi, këngëtarja e njohur Camila Cabello zbuloi me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram se po sjell një projekt të ri në bashkëpunim me Tik Tok. Aristja ka publikuar një video dhe disa foto ku shfaqet e veshur me Mugler, i njohur për ‘body over all’ që kanë frymëzuar yjet e njohur për t’u veshur ndryshe në klipe.

Por ajo që nuk na shpëtoi nga fotot është pikërisht ngjashmëria shumë e madhe e veshjes së Camila-s me të këngëtares Era Istrefi në këngën e re, e njëjta ngjyrë dhe thuajse i njëjti dizajn. Këtë stil veshjeje mesa duket do e shohim gjithandej në klipe dhe performanca sepse nëse e kanë veshur këto super artiste nuk ka dyshim që do të kthehet në trend.

Era Istrefi ndërkaq prej disa kohësh nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor. Megjithatë, ajo i ka mbajtur të azhurnuar fansat me postime të ndryshme nga jeta e saj e përditshme. Vetëm pak ditë më parë, artistja publikoi surprizën e saj me videoklip dhe tani me plot gojën mund të themi se Era u rikthye.

Sjellim në vëmendje se nga ana tjetër Camila Cabello ka folur hapur për komplekset me trupin e saj dhe presionin që ndjen për t’u dukur mirë për paparacët. Ylli i muzikës pop më anë të një shkrimi të gjatë në rrjetin e saj social Instagram, diskutoi për një sërë fotografish që paparacët po bënin duke e përndjekur.