Celebrities Fashion

Camila Cabello shkëlqen në sfilatën e markës së njohur gjatë Javës së Modës në Paris!

Së fundmi Camila Cabello gjatë sfliatës për markën e njohur L’Oreal në Javën e Modës në Paris ka shkëlqyer. Këngëtarja dukej jashtëzakonisht e bukur teksa ecte në pistën e shfaqjes. Këngëtarja 24-vjeçare dukej shumë elegante në një fustan fildishi i cili ishte i mbuluar me një model lulesh delikate në ngjyrat rozë dhe jeshile.

Camila bëri një sfilatë dhe ishte shumë e gëzuar teksa ecte me krahë hapur duke i përshëndetur të gjithë. E pas gjithë kësaj shfaqjeje të bukur ajo u shfaq me një tjetër veshje teksa po largohej nga vendi ku u zhvillua eventi.

Rikujtojmë se Camila Cabello mori guximin për të dalë në takim me Shawn Mendes, duke pirë pak alkool. Përkundër faktit se dyshja ishin miq prej vitesh, këngëtarja thotë se ishte tepër nervoze para takimit të tyre të parë. Gjatë një interviste për “Carpool Karaoke”, Camila u shpreh se:

Shawn dhe unë kemi biseduar për disa javë para se të dilnim për herë të parë, pra  padyshim që kam bërë shumë prova para sesa ta takoja. Unë isha duke thënë: “Oh Zot i madh, do ta puth kur ta shoh?” Nuk e di! Ne ishim miq por nuk ishim së bashku.

Deri në kohën kur erdhi dita për ta takuar, Camila thotë se ishte aq nervoze saqë piu dy shotsa tequila. Mesa duket shotsat e saj me tequila funksionuan sepse çifti janë ende bashkë dhe të lumtur që atëherë.

Gjithashtu, Camila Cabello ka zbuluar se si periudha e karantinës e ndihmoi atë të ndryshonte jetën e saj, pasi nëntë vjet punë pa asnjë ndërprerje e la atë disi të djegur dhe të thyer, ndihej e konsumuar. Superstari amerikan, e njohur kryesisht për hitet e saj “Havana” dhe “Senorita”, nuk ka lënë pa përmendur të dashurin e saj, këngëtarin Shawn Mendes, duke thënë se ajo ka qenë në gjendje të mbështetet tek këngëtari në periudhën e saj më të keqe.