Design Fashion

Çanta në formë aeroplani e Louis Vuitton kushton ‘më shumë sesa vetë aeroplani’

Markat luksoze gjithmonë kanë përcaktuar koleksionin e Louis Vuitton dhe e njëjta gjë vlen për linjën e saj të fundit të çantave. Por një koleksion i ri ka nxitur reagime të shumta, si për pamjen, po ashtu edhe për çmimin.

Për dallim nga “çantat e zakonshme”, marka ka prezantuar linjën e saj me një çantë në formë aeroplani. Në ngjyrë kafe, kjo çantë e udhëtimit është modeluar sipas modelit dhe strukturës së saktë të avionit.

Krijuar nga lëkura, çanta e dorës përmban krahë në të dyja anët dhe një “motor” me logon e Louis Vuitton. Dikush mund të mashtrohet nga forma, por kjo çantë ofron edhe doreza për ta bërë atë posaçërisht për udhëtime. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se çanta e çuditshme kishte edhe një çmim goxha të lartë, më shumë se 39,000 dollarë.

Dhe kjo “çantë e nivelit të lartë” ka bërë mjaft bujë në mediat sociale dhe ka marrë reagime të ndryshme. Ndërsa disa janë të kënaqur me modelin e saj interesant, të tjerët janë të zhgënjyer me çmimin e saj të tepruar.

Madje disa komentues në rrjete sociale kanë thënë që ata mund të blejnë një avion për një çmim shumë më të ulët.